Gjykata refuzon aktakuzën për krime kibernetike të ngritur jashtë afatit

Aktakuza me të cilën ngarkohej Arbnor Morina për keqpërdorim të kartelave të bankës, u refuzua nga gjykata e Prishtinës sepse është ngritur jashtë afatit ligjor.

32 vjeçari nga Kamenica, Arbnor Morina, akuzohej nga Prokuroria se prej kohës së pavërtetuar e deri me datën 26 prill 2013, me anë të letërnjoftimit të falsifikuar me emër të rremë si Bekim Thaçi kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin kompjuterik duke u marrë të tjerëve identitetin dhe të dhënat e kartelave bankare të cilat i kishte vënë në përdorim duke porositur sende të ndryshme si laptopë, telefona…

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari u kishte shkaktuar dëm firmave deri në prill të 2013 kur Dogana e Kosovës vërejti se kanë arritur porosi për pranues të dyshimtë dhe pas hetimeve vërtetohet se Arbnor Morina ishte pranuesi i kundërligjshëm.

Blerja online nga Malajzia e nxori para drejtësisë hakerin e dyshuar nga Kamenica

Blerja online nga Malajzia e nxori para drejtësisë hakerin e dyshuar nga Kamenica