Arbnor Morina, trajner i KF "Arbëria" - Foto: KALLXO.com

Arbnor Morina tregon se si e mposhti Gjilanin

Arbëria ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Arbërisë, Arbnor Morina, ka treguar se si arriti ta mposht skuadrën e Gjianit.

“Kemi zhvilluar në vazhdimësi ndeshje të mire deri në momentin kur humbëm ndaj Trepçës’89.  Ndeshja ndaj Gjilanit është një motiv shtesë pasi që brenda skuadrës kanë futbollistë shumë cilësor. Kemi punuar shumë për t’i neutralizuar disa futbollistë si Progni, apo Nikac. Gjilani ka emra shumë të mëdhenj dhe duke i zbatuar të gjitha ato që kemi punuar e arritëm këtë fitore e cila është një fitore e punës në vazhdimësi”, ka thënë Morina për ‘Art Sport’.

Pas kësaj fitoreje Arbëria ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë.

Arbëria shënon fitore ndaj Gjilanit