Amir Rrahmani: Dora ishte e ngjitur dhe nuk e di pse u akordua penallti

Kosova pësoi humbje me rezultat 2-1, ndaj Sllovenisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sllovenët golin e fitores e shënuan pas një penalltie të dyshimtë të cilën e shkaktoi Fidan Aliti.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e ka komentuar çështjen e penalltisë duke thënë se nuk ishte penallti.

“Është një vendim që shkatërron ekipin tjetër, pasi ishte minuta e 94-të. Dora ishte e ngjitur dhe nuk e di pse u akordua penallti. Besoj se ka qenë një nga ndeshjet me taktike qe kemi luajtur ne Ligën e Kombeve. Nëse vazhdojmë kështu besoj se jemi ne rrugën e duhur për ta fituar ndeshjet e fundit”, ka thënë Amir Rrahmani.