Super paraqitje e futbollistëve shqiptarë në Evropë

Futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat më të forta të Evropës kanë vazhduar me paraqitjet e tyre të radhës.

Edhe këtë vikend shumica e futbollistëve shqiptarë lanë gjurmë në fushën e blertë.

Vikendi nisi me golin e Elbasan Rashanit në humbjen që ekipi i tij e pësoi me rezultat 3:1 përball Lens në kuadër të Kampionatit Francez të Futbollit.

Ardhja më e re e Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti ka arritur që të shënojë gol në fitoren e Hajduk Split me rezultat 4:0 përball Lokomotivës së Zagrebit.

Ky vikend ishte i mrekullishëm edhe për Zymer Bytyqin që shënoi golin e vetëm të ekipit të tij Konyaspor në humbjen që ekipi e tij e pësoi 2:1 kundër Fenerbahces.

Leart Paçarada edhe pse nuk po ftohet nga Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën e tij St.Pauli. Ai asistoi në fitoren e ekipit të tij përball Heidenheim.

Vedat Muriq e Amir Rrahmani vazhduan me paraqitjet e radhës për ekipet e tyre, Mallorca respektivisht Napoli.