Agim Ademi nuk jep dorëheqje, ankohet në Supreme kundër dënimit

Me 26 shkurt, Gjykata e Apelit ia kishte vërtetuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë e cila i kishte shpallur fajtor Agim Ademin dhe Muhamet Ramën.

Gjykata e Prishtinës i kishte dënuar të akuzuarit për vepër penale të detyrimit në tentativë, duke i shqiptuar Agim Ademit dënim me burgim prej 9 muajve, ndërsa M.R. dënim në burgim në kohëzgjatje prej 1 viti.

Federatës së Futbollit të Kosovës, iu është dashur plotë 14 ditë ditë që të reagoj për vendimin e kryetarit të kësaj të fundit.
FFK ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e sotme të mbajtur nën drejtimin e Agim Ademit, duke njoftuar se dënimin e Ademit e ka cilësuar si të padrejtë duke i dhënë përkrahje që të ankohet në Gjykaten Supreme.

“KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme. Ndërsa, presidenti Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

VIDEO – Momenti kur kryetari i FFK-së dënohet me burgim