Ballkani mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-5, ndaj Prishtinës, ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Mirlind Daku shënoi për 0-1, në minutën e 3’.

Ishte përsëri Mirlind Daku që shënoi për 0-2, në minutën e 27’.

Besnik Krasniqi e ngushtoi epërsinë në minutën e 27’.

Mesfushori Endrit Krasniqi e barazoi rezultatin në minutën e 36’.

Arbër Hoxha e riktheu epërsinë duke shënuar për 2-3, në minutën e 70’.

Për 2-4 shënoi përsëri Arbër Hoxha në minutën e 77’.

Blendi Baftiu shënoi për rezultatin përfundimtar 2-5.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 74 pikë.

Kurse, Prishtina në vendin e parë me 78 pikë.