Prishtina e fiton Kupën e Kosovës

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për sezonin 2019/2020, pas fitores me rezultat 1-0.

Heroi i kryeqytetasve ishte sulmuesi Oto John i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 20’.

Prishtina e fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori të klubit.

Pas triumfit në Kupën e Kosovës Prishtina do të luaj në kualifikimet për Ligën e Europës.