Munishi i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë: Jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha

Ballkani ka pësuar humbje me rezultat 2-1, nga Prishtina në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës.

Prishtina golin e fitores e shënoi në fundin e takimit nga penalltia, e cila u këndërshtua nga lojtarët dhe stafi i Ballkanit.

Pas ndeshjes, trajneri i suharekasve Ismet Munishi, ka deklaruar se nuk është i kënaqur me referimin e sotëm nga gjyqtari Tefik Maloku.

“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bie, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu. Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është”, deklaroi fillimisht Munishi.

Munishi ka thonë se po të ishte referimi korrekt skuadra e tij do të ishte në vend parë me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë.

“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njëjtë. Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartonë, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as s’kemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur”, ka thënë Munishi për “Art Sport”.

Pas kësaj humbje Ballkani mbetet në vendin e dytë me 38 pikë.

Ballkani e ka një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë në javën e ardhshme në Suharekë ndaj Gjilanit.

 

Prishtina triumfon ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”