Prishtina po e mposht Ballkanin

Prishtina e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0, ndaj Ballkanit, në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.

Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e shënoi sulmuesi Oto John në minutën e 20’ duke e kaluar kapitenin Visar Berisha.

Finalja është duke u luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.