Shoqërohet në polici nën dyshimin për kontrabandë me migrant

Një person është shoqëruar në polici mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, nën dyshimin për kontrabandë me migrant.

Policia ka njoftuar se në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme dhe janë konfiskuar si prova materiale tre kompjuter, një llaptop, tri busa, pesë telefona celular dhe dokumente të ndryshme.

Në lidhje me këtë rast është shoqëruar në polici një person, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.