Zyrtarët e ShKK-së mbarojnë trajnimin “Inteligjenca e burgjeve” në SHBA                                                                                                                      

Një grup i zytarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë përfunduar trajnimin dyjavor  me temën “Inteligjenca e burgjeve”, trajnim ky i mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Tajnimeve në SHBA.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ky trajnim u mbajt si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet SHKK-së dhe International Narcotics and Law (INL-së) për trajnimin e stafit korrektues , dhe se ka për qëllim avancimin dhe profesionalizimin e stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është çdoherë falënderues ndaj SHBA-së , ICMTC-së, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të jap në profesionalizimin më modern të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.