ZRrE nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteve

Kompanisë ‘KELKOS Energy’ i është refuzuar operimi në hidrocentralin ‘Lumbardhi II’ për shkak të mungesës së dokumenteve për kyçje legale në sistemin e energjisë elektrike.

Kjo kompani tashmë operon me dy hidrocentrale të tjera në Deçan të quajtura ‘Belaja’ dhe ‘Deçani’, ndërkaq operimi në hidrocentralin e tretë i ishte ndërprerë kur Zyra e Rregullatorit për energji mori vesh për mungesën e dokumentit.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji sot ka vendosur që mos ta miratojë kërkesën nga investitori “KELKOS Energy” për operim, pa i kompletuar dokumentet e nevojshme.

Ky vendim erdhi në mbledhjen e shtatë të Bordit të ZRrE-së të mbajtur paraditen e së mërkurës me dy vota për e dy kundër. Kështu, Bordi nuk solli ndonjë vendim të ri andaj edhe vendimi paraprak mbeti në fuqi.

Kompania “KELKOS Energy” ka bërë kërkesë që “Lumbardhi II” të kthehet në operim dhe t’i vazhdohet afati për kompletimin e dokumenteve.

Bordi i ZRrE-së kishte vendosur më 28 mars të këtij viti që hidrocentralit “Lumbardhi II” të shkyçet nga rrjeti i energjisë. Ky hidrocentral i ndërtuar nga kompania ‘ ZRrE-së nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteve Energy’ ishte kyçur në rrjetin e energjisë përkundër që nuk kishte marrëveshje me KOSTT-in.

Vendimi i ZRrE-së kishte ardhur pasi operatori investues nuk e posedonte çertifikatën për përdorim.

Në mbledhjen e sotme, Kryesuesi i Bordit, Arsim Janova, tha se  operimi  për “Lumbardhin II” nuk duhet të vazhdohet pa i kompletuar të gjitha dokumentet.

“Jam për të mbetur në fuqi vendimi i parë, me mbetë i shkyçur jashtë operimit derisa nuk i sjellë dokumentet. Këtu, ka dallime të mëdha prej dy hidrocentraleve të para. Unë jam kundër, megjithatë secili e ka vendimin dhe mendimin e vet”, ka thënë kryesuesi i Bordit të ZRrE.

Edhe anëtari tjetër i Bordit të ZRrE-së, Besim Sejfiaj e arsyetoi votën kundër.

“Unë jam kategorikisht kundër që të kthehet dhe të kyçet prapë, për arsye se operatori në këtë rast e ka kaluar çdo limit të mundshëm. Mos të bijmë pre e asaj që nesër ministria të thotë që ZRrE-ja i lejon pa licenca me punu x gjeneratori”, tha ai.

Bordi i ZRrE-së ështëi përbërë nga, Arsim Janova, kryesues, Selman Hoti, Izet Rushiti dhe Besim Sejfijaj anëtarë. Derisa Arsim Janova dhe Besim Sejfijaj votuan për mos kalimin e kërkesës së “ ZRrE-së nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteveEnergy”, dy anëtarët e tjerë, Selman Hoti dhe Izet Rushiti ishin për.

Operimi i Lumbardhit pa leje është ngritur si çështje edhe në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Në debatin “Lumbardhi në Gypa” të emisionit ‘Jeta në Kosovë’, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi premtoi se vetëm një ditë pas debatit do t`ia dërgojë Zyrës së Rregullatorit për Energji një shkresë më të cilën e informon që kompania “ ZRrE-së nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteve Energy” nuk i plotëson kushtet ligjore për të operuar me hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit.

“Nesër do të dërgojë letrën në ZRrE më të gjitha informatat”, kishe thënë Mataoshi.

Këtë premtim ministri Matoshi e ka mbajtur dhe ua ka dërguar shkresën ZRrE-së, përmes së cilës e ka njoftuar se “ ZRrE-së nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteveEnergy” nuk i ka përfunduar të gjitha procedurat administrativo-ligjore pranë MMPH-së për projektin “Ndërtimi i Hidrocentraleve në Lumbardh të Deçanit” dhe si rrjedhojë nuk janë plotësuar kriteret ligjore për operim.

Kompania, e cila po synon të investojë në Komunën e Pejës ia ka hedhur edhe paq me dy raportet e inspektorateve të cilat e denonconin për shkelje. KELKOS u bë temë debati pas nismës për të ndërtuar hidrocentral mbi lumin Lumbardh të Pejës ndërsa BIRN zbulon se gjykata e Prishtinës vjetërsoj njërën nga çështjet e ngritura ndaj kësaj kompanie

Gazeta Jeta në Kosovë ka publikuar një hulumtim që tregon vjetërsimin e lëndëve në gjykatë që kanë të bëjnë me kompaninë ZRrE-së nuk lejon operimin e ‘KELKOS Energy’ në hidrocentral, i kërkojnë plotësimin e dokumenteve

Vjetërsohet lënda ndaj kompanisë që planifikon të investojë miliona në hidrocentrale