Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari-Lila: LVV do të votojë kundër shkarkimit të Bordit të ZRRE-së

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se LVV do të votojë kundër mocionit për shkarkimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Sipas Kusari-Lila, mocioni nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm.

“Grupi Parlamentar i LVV-së nuk e mbështet mocionin dhe rrjedhimisht do të votojë kundër”, ka thënë ajo.

Ajo tha se ZRRE-së po mundohet ti faturohet situata 20 vjeçare.

“U përmendën vetëm dy instanca të gjykatës ndërsa nuk u përmend edhe Gjykata Supreme. Sjellja e argumentit të mos pagesës së rrymës në veri dhe lidhja me mandatin 1-vjeçar të ZRRE-së është e pakuptimtë. Po mundohet që t’i faturohet këtij Bordi në mandat një vjet situata 20-vjeçare”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë se shkarkimi i Bordit të ZRRE-së bëhet në disa situatat të caktuara.

“Kur një anëtar është i dënuar me burg për vepër penale, nuk është në gjendje shëndetësore që ti kryej detyrat e tij, bën shkelje të kodit të etikes profesionale, anëtari I Bordit nuk i lejohet të jetë zyrtar qeveritar apo pjesë i strukturave”, ka thënë ajo.

LDK me 27 maj zyrtarisht kanë dorëzuar nismën për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme është duke e shqyrtuar mocionin e LDK-së.

Kryesues i Bordit në ZRRE është, Ymer Fejzullahu, anëtar te Bordit janë Izet Rushiti, Selman Hoti, Lutfije Dervishi, dhe Gani Buçaj.

Rregullatori i Energjisë është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë, si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është i ndarë në aspektin ligjor e funksional nga çdo person tjetër fizik a juridik.