Zgjidhet Drejtori i Sekretariatit të KPK-së

Zgjedhja e Krasniqit është bërë në mbledhjen e sotme të KPK-së.

Me votim  të hapur 9 anëtarë të pranishëm,  me 8 vota për dhe 1 abstenim, e zgjodhën Lavdim Krasniqin si drejtor të ri të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Para se sot të votohej për kandidatët ata e u vlerësuan nga një komision i veçantë në të cilin ishte edhe kryeprokurori, ky komision ka vlerësuar me pikë në bazë të kritereve të përcaktuara.

Nga shtatë kandidatë sa u intervistuan, komisioni i propozoi tre kandidatë me pikët më të mëdha. Ky vlerësim i këtij komisioni e nxori Lavdim Krasniqin si kandidatin më të mirë me 545 pikë, i dyti ishte Shkëlzen Maliqi me 526 pikë dhe Sylejman Sopa 457 pikë.

Drejtor i përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së deri më sot  ishte Shkëlzen Maliqi.