KQZ - 24.04.2019

Zgjedhjet në veri, sot hedhet shorti për kandidatët dhe partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të bëj tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore.

“Të martën në ora 11:00 do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletevotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin për media.