Foto: Kallxo.com

Zemaj - Mustafës: Agron a i ki këqyr letrat, a ki këqyr filma?

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka dhënë para deputetëve në dëshminë e tij për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Gjatë marrjes në pyetje, deputeti nga radhët tre LDK-së, Armend Zemaj e pyeti se si Telekomi nuk e ka kundërshtuar kërkesën e ‘Z Mobile’ për dëmshpërblim.

“Si Telekomi nuk e ka kundërshtuar kërkesën e ‘Z Mobile’ për dëmshpërblim 40 e sa milionë euro, e për 6 vjet fitimi i tyre ka qenë 5 milionë euro neto?

Mustafa është përgjigjur se është një raport që e ka  kundërshtuar këto kërkesa të ‘Z Mobile’.

Gjatë këtij diskutimi të Mustafës dhe Zemajt, ky i fundit e pyeti: “Agron a i ki këqyr letrat, a ki këqyr filma?”

Zemaj duke e pyetur Mustafën për sponsorizimet e Telekomit, tha se “qysh për portale dhe media fiktive nuk po e din qysh janë dhënë sponsorizimet, e për Milaim Zekën po e din që i ka marrë 100 mijë?”.

“Milaimi është shumë simpatik, që thotë se nuk i ka marrë vet por kompania e tij”, u përgjigj Mustafa.

Në reagimin e ti deputeti Milaim Zeka tha se “E ki mësu fjalorin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, e me mu nuk të hec”.

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë para deputetëve në dëshminë e tij për gjendjen në Postën dhe Telekomin e Kosovës se e ka takuar një herë Blerim Devollin, shefin e Z-Mobile për të diskutuar rreth kontratës me këtë kompani.

Ai tha se një takim ka ndodhur në fund të marsit 2015, në të cilin tha t’i ketë premtuar Devollit se “kontrata do të zbatohet”.

“Ka pas tentime që me u zgjidh mosmarrëveshja dhe mos me shku në Arbitrazh. Kontrata e parasheh që në rast të mosmarrëveshjeve, njëra palë mund të drejtohet në Arbirtazh. Me sa kujtoj, ka qenë një letër nga Z-Mobile në janar 2015, që thotë se nuk na mbetet gjë tjetër përpos inicimit në Arbitrazh”, tha Mustafa.

https://kallxo.com/agron-mustafa-flet-per-takimin-me-blerim-devollin/

.