
Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit emërohet komandant në Malishevë
07.10.2018 - 18:47
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka njoftuar se që nga data 3 tetor nuk është më në këtë pozitë.
Kapiteni Hazir Berisha ka njoftuar se është emëruar në pozitën e komandantit të Stacionit Policor në Malishevë.
Lajmin e ka bërë të ditur Berisha përmes profilit të tij në “Facebook”.
Ky është postimi i tij i plotë :
“Të nderuar,
ju njoftoj se nga data 03 tetor nuk jam në cilësi të zëdhënësit rajonal të Policisë së Prizrenit ngase jam emëruar komandant i Stacionit Policor ne Malishevë. Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin e shkëlqyer, posaqërisht gazetarë; kameramanë e redaktorë të mjeteve të informimit.”