Foto: Ilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Vjedhje në Shtëpinë e Mërgimtarit

Policia e Kosovës njoftoi se pas një pune hetimore, hetues policorë të Dragashit kanë arritur që të zbardhin rrethanat e një rasti të vjedhjes së rëndë që pati ndodhur me datën 10 shtator në ambientet e një shtëpie të një mërgimtari të komunitetit goran në fshatin Kukajan.

“Në shtëpinë e të dyshuarit, po ashtu goran janë gjetur disa gjësende të vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit e për disa të tjera që i dyshuari i ka shitur tanimë janë në fazën e kthimit të tyre sepse është identifikuar blerësi i cili ka thënë se është i gatshëm t’i kthejë”, tha zëdhënësi i policisë regjionale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Berisha poashtu njoftoi se për rezultatet e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në masën e arrestit policor për 48 orë, ndërkaq policia ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori.