Aleksandar Vuçiq. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Vuçiq me Porosi për Serbët dhe Shqiptarët

Gjatë vizitës në manastirin Banjska afër Zveçanit, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pati porosi për serbët dhe shqiptarët.

Sipas Tanjugut, Vuçiq porositi serbët që duhet të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë, duke premtuar që shteti i Serbisë do t’i ndihmojë.

Vuçiq tha se pavarësisht interesave të ndryshëm të shqiptarëve dhe serbëve, Serbia dëshiron paqe dhe do të bëjë gjithë ç’është e mundur përr ruajtje të paqes dhe zgjidhje të shqetësimeve.