Vuçiq Nis Takimin me Politikanët Serbë

Në objektin e Fakultetit Teknik të Universitetit në Mitrovicën Veriore,Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur takimin me politikanët serbë.

Vuçiq në fillim të vizitës së sotme në Kosovë vizitoi manastirin Banjska afër Zveçanit, ku dha porosi për paqe, ndërsa më pas vuri kurorë lulesh në vendin ku u vra Oliver Ivanoviq.

Policia e Kosovës po e siguron me masa të rrepta vizitën e Vuçiqit.