Vrasje në Deçan

Një person është vrarë sot në orët e mëngjesit në Deçan në një incident ky dyshohet të jetë i përfshirë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Teki Syla, konfirmoi për KALLXO.com se viktima dyshohet të jetë qëlluar nga një pjesëtar i policisë i cili ka qenë në detyrë zyrtare në momentin e incidentit.

Syla nuk dha detaje tjera të rastit i cili është duke u hetuar nga policia, ndërsa tha se më vonë Policia do të dalë me një komunikatë me hollësi tjera të rastit.