Pamje pas përmbytjeve në Viti - Foto: Facebook

Vitia Mobilizohet Pas Përmbytjeve të Mbrëmshme

Komuna e Vitisë është mobilizuar për të ndërhyrë në zonat e përmbytura gjatë mbrëmjes së kaluar të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave (DShPE), Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, punëtorët ambientalë dhe shumë qytetarë vullnetarë u janë bashkangjitur ekipeve për të përballuar këtë situatë.

”Pas reshjeve të fundit të shiut që kanë rënë pa ndërprerë janë shkaktuar vërshime në Viti. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka aktivizuar Ekipin Emergjent. Sipas zyrtarëve komunal kjo u bë me qëllim që të minimizohen dëmet. Me këtë rast edhe kryetari Sokol Haliti, ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër vendet ku rrezikshmëria nga vërshimet është më e madhe”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës.

http://kallxo.com/vershimet-ne-junik-ne-20-fotografi/

Pavarësisht kushteve të favorshme të tokës që ka komuna e Vitisë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, ky territor vazhdimisht po dëmtohet nga reshjet, duke u përmbytur kështu fushat më pjellore të Budrikës, Remnikut, Skifterajt, Mogillës, Pozheranit dhe Kllokotit. /21Media