Visar Ymeri: Për Një Moment Të Ri
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se ka qenë Gjykata Kushtetuese e ka thënë atë që 205 nënshkrues të peticionit opozitar e kanë thënë: se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe e përmbys rendin kushtetues të Kosovës.
“Nuk ka pasur forcë që e ka gjunjëzuar një popull të tërë. Nuk ka as sot dhe nuk do të ketë kurrë qeveri të tillë”, tha kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri
“E shkelën kushtetutën për Zajdenicë. Përmes Zajdenicës po donë ta mbajnë veten në pushtet. Vuçiqit dhe Daçiqit le t’ia japin pronat e veta, jo pronat e Kosovës”.
“Ky numër i juaji këtu ia garanton Kosovës Republikën, barazinë, sovranitetin”, tha Ymeri.
“Nuk ka shtet me sovranitet kur në krye të tij janë miqtë e Vuçiqit dhe Daçiqit. Është momenti për një kohë të re”, tha Ymeri.