Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Vidhet një 'Land Rover' në Rahovec

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit është evidentuar një vjedhje e veturës në fshatin Celinë të komunës së Rahovecit.

Një mashkull i komunitetit shqiptar, ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tipit xhip ‘Land Rover’.

Vetura në fjalë ishte me targa gjermane.

Në raportin e Policisë nuk ka informacione të tjera shtesë për këtë rast.