(VIDEO) Vetura zyrtare bën kthesë ilegale në trafik

Një veturë zyrtare ka thyer rregullat e trafikut sot në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar videon ku shihet se vetura zyrtare kthehet majtas në vendin ku i lejohet vetëm kthesa djathtas.

Vetura me tabelat 3Z po ecte në kryeqytet mirëpo nuk dihet vetura e cilit institucion është dhe destinacioni apo qëllimi i udhëtimit.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në ministrinë e Administratës Publike për të marrë më shumë informacione se cilës ministri i takon vetura në fjalë, dhe cili zyrtar e shfrytëzon këtë veturë.

Mirëpo në përgjigjen e tij, Zeqir Bekolli, Udhëheqës i Divizionit me Publikun ka thënë që vetura në fjalë i takon Ministrisë së Bujqësisë pa treguar se cilit zyrtar.

“Vetura me targa 37-213-16 është e Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë shkurt Bekolli.