Foto: Kallxo.com

VIDEO - Vetura Godet Një Vajzë në Prishtinë

Një vajzë ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në Prishtinë.

Në videon e dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihet teksa ajo bartet në një veturë private për tu dërguar në QKUK.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ajo është goditur në rrugën afër ‘Sllovenia Sport’ përderisa po kalonte në vendkalimin e këmbësorëve.

Në vendngjarje nuk janë parë patrulla të Policisë së Kosovës.