Vëzhguesi Pi Duhan Brenda Qendrës së Votimit

KALLXO.com ka regjistruar dy raste në Prizren ku zyrtarët e KQZ-së janë parë duke pirë duhan brenda qendrave të votimit.

Në rastin e parë, një komisioner shihet duke tymosur në korridor të shkollës “Gjon Buzuku”.

Ndërsa në rastin e dytë, në qendrën e votimit në shkollën “11 Marsi”, personi përgjegjës për spërkatjen e gishtave të votuesve, i kontrollon votuesit me dritën fluoreshente përderisa mban cigaren në dorë.