foto-ilustrim

Vetura e Blinduar i Shpëton nga Plumbat

Dy persona e kanë njoftuar Policinë në Prishtinë se në fshatin Stallovë janë sulmuar me armë zjarri nga tre persona (dy prej tyre të njohur për viktimat).

Incidenti është raportuar dje rreth orës 13:00.

Të sulmuarit kanë thënë se në momentin e sulmit ishin duke lëvizur me veturë. Ata nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar.

Në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës “AK 47” dhe një predhë e kalibrit të panjohur.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.