Vetëvendosje me një anëtar të ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se në këtë parti është anëtarësuar Rexhep Fona.

Kurti në publikim ka thënë se Fona ka qenë futbollist i suksesshëm dhe vjen prej familjeve më të vjetra të kryeqytetit.

Ai për Rexhep Fonën ka thënë se do të bëjnë për të mirë të shoqërisë për zhvillim dhe mirëqenie.

“Me Arben Vitinë sot i thamë “Mirë se erdhe” Rexhep Fonës. Lëvizja jonë u pasurua me një qytetar të mirë, punëtor të ndershëm dhe aktivist të vyeshëm. Rexha është një prej pasardhësve të familjes Fona, ndër më të vjetrat e më të mëdhatë të kryeqytetit.

Pikërisht kjo familje ishte e para në Kosovë që në vitin 1968 e valëviti flamurin kombëtar në dasmë familjare. Pasoja të shumta pësuan familjarët e Rexhepit nga regjimi i atëhershëm.

Rexha, siç e njohin të gjithë, ka qenë një futbollist shumë i suksesshem i KF “Ramiz Sadiku”, KF “Prishtina” dhe KF “Flamurtari” ku edhe kaloi pjesën më të gjatë të karrierës. Po ashtu, ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të Kosovës në ish federatë.

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Rexha është një punëtor sportiv i suksesshëm dhe njeri i dashur për të gjithë në Prishtinë dhe më gjerë.

Është po ashtu edhe një zejtar i njohur i qytetit, një prej atyre që punon e fiton me meritë e me nder.

Me Rexhep Fonën, dhe të tjerët si ai, bashkë do te punojmë që vendin e shoqërinë tonë, ta zhvillojmë e ta përparojmë, me drejtësi e për mirëqenie. Mirë se erdhe Rexhë”, ka shkruar Kurti.