Vetëvendosje akuzon PSD-në e Shpend Ahmetit për koalicion të fshehur me PDK-në

Pika e propozuar për rend dite nga Egzon Azemi për formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.

Pas këtij propozimit, partitë politike propozuan kandidatët e tyre për këtë komision. Nga PDK është propozuar, Mixhen Shala, kurse nga LDK ishte asamblisti, Shefki Gashi. Vetëvendosje e ka propozuar, Besim Mujeci, ndërsa PSD-ja e Shpend Ahmetin e propozoi Bashkim Bejta.

Për secilin prej kandidatëve është votuar veç e veç.

Kandidati i LDK-së, Shefki Gashi i ka marrë 17 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Mujeci i mori 16 vota. Asnjëri prej tyre nuk morri vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e komisionit.

Mirëpo, kandidati i PDK i propozuar për këtë komision, Migjen Shala mori 30 vota, ndërsa ai i PSD-se i mori 20 vota.

Ndërkaq Egzon Azemi nga VV pas këtij votimi tha se PSD pas këtij votimi e dëshmoi se është bërë bashkë me PDK.

“U pa nga votimi kush e votoi opozitën, ja arsyeja se pse kanë dalë nga VV, janë bo bashkë me PDK, janë bo bashkë me Kadri Veselin”, u shpreh Azemi.

Egzon Azemi u bëri thirrje të gjithë asamblistëve që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë ë pazareve të tilla ta lirojnë sallën.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë  e këtyre pazareve ta lëshojnë mbledhjen” tha Azemi

Asamblistët e LDK dhe VV lëshuan mbledhjen dhe kjo pikë e rendit të ditës e propozuar nga Egzon Azemi nuk u miratua për shkak të mungesës së kuorumit.

Formimi i komisionit ka mbetur për mbledhjen e ardhshme, pasi pritet të votohet edhe njëherë.