Veseli vazhdon vizitën në fshatin Çabër në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar fshatin Çabër në veri të vendit.

Ai, përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se ka biseduar me qytetarët atje dhe u ka thënë se nuk janë të vetëm.

“Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata”, ka shkruar Vesli.

“I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojme një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, thuhet tutje në postimin e Veslit.