Vërshime në Prishtinë, uji merr rrugët e Makovcit (VIDEO)

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet uji rrugëve të fshatit Makovc të Prishtinës gjatë pasdites së sotme përderisa shiu vazhdonte të binte.

Qytetari është ankuar se saherë bie shi, qarkullimi në këtë rrugë bëhet shumë i vështirë për këmbësorë dhe automjete.