Foto-ilustrim

Vdes nga Rrokullisja e Traktorit

62 vjeçi me inicialet S.D. vdiq pasi traktori me të cilin po udhëtonte u rrokullis në Shtërpcë.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, S.D. ishte udhëtar në këtë traktor, ndërsa atë po e drejtonte 57 vjeçari me inicialet S. Z, i cli gjithashtu është lënduar.

“Rasti ka ndodhur në periferi të Shtërpcës, ku sipas raporteve të para, ngasësi i traktorit S. Z., 57 vjeç humb kontrollin dhe me atë rast traktori rrokulliset dhe dy persona marrin lëndime serioze,” thuhet në komunikatën e policisë.

Komunikata tregon se S. D. vdiq më pas gjatë orëve të pasdites në QKUK.

“Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se pasagjeri S.D. 62 vjeç nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,” vijon komunikata.

Në komunikatë bëhet e ditur se vozitësi i traktorit është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari pas lirimit nga tretmani mjekësor me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë,” sqaron komunikata.

Gjatë gushtit në Shalë të Lipjanit ndodhi një aksident tjetër ku u përfshi një traktor dhe një veturë, ndërsa edhe atëherë një person vdiq.

http://kallxo.com/nje-vdekur-ne-aksidentin-e-traktorit-veture/