Vdes i aksidentuari dy ditë pas aksidentit në Pejë

Një person ka vdekur nga lëndimet e marra ndërsa tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Raushiq të komunës së Pejës, dy ditë më parë.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Raporti policor tregon se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kishin marr nëntë persona.

Një ditë pas aksidentit më saktësisht ditën e djeshme njëri prej personave të lënduar si pasojë e lëndimeve të marra në aksident kishte ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.