Kolona te gjata te veturave per ne Koshare Foto: KALLXO.com

Varrimi i policit, kolona të gjata të veturave nga Dukagjini për në Koshare

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Koshare, ku pritet të varroset me nderime shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Koshare, polici i vrarë të enjten në Istog, Izet Demaj.

Gazetari i KALLXO.com, raporton se kolona e veturave nga Peja për në Koshare është shumë e gjatë.

Qindra vetura janë nisur në drejtim të Koshares për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit Izet Demaj.

Polici Izet Demaj gjithashtu ka qenë ushtar i UCK-së Koshare.

Pas vrasjes së policit, presidenti i vendit e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.

Polici Demaj mbeti i vrarë të enjten në Istog, pas një shkëmbimi me armë më grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.

Me kërkesë të Prokurorisë janë arrestuar edhe dy të afërm të grabitësit, njëri nga ta vëllai, me dyshimin se i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës së grabitjes.