Publikohet tema e diplomës së Agim Ramadanit bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb

Shukrije Ramadani, gruaja e heroit Agim Ramadani ka publikuar punimin e temës së diplomës të bashkëshortit të saj, Agim Ramadani që e kishte bërë në Akademinë Ushtarake në Zagreb.

Agim Ramadani komandoi forcat e UÇK-së që thyen kufirin në Koshare në vitin 1999, në luftë kundër forcave serbe ku edhe mbeti i vrarë.

Bashkëshortja e Agim Ramadanit, Shkurim ka publikuar pjesë të temës për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit në Akademinë Ushtaraketeknike të Ushtrisë Tokësore në Zagreb.

Ajo ka shkruar se tema e realizuar nga Heroi i Kosovës mund të jetë e dobishme për FSK-në.

“Të nderuar miq të portës sime digjitale. Meqë shumë nga ju keni njohur Agimin, por nuk keni pasur rastin të njihni bukurshkrimin, përkushtimin dhe njohuritë e thella që posedonte në fushën që përcaktohej për ta studiuar, po ndaj me ju sot punën e madhe që ka bërë në temën për diplomim në drejtimin si ushtarak karriere në fushën e komunikacionit, në kazermën “Ivan Goshnjak” në Zagreb, duke qenë e bindur se edhe sot kjo temë është tejet e rëndësishme për ushtrinë tonë (FSK)e cila duhet të formësohet sa më profesionalisht që është e mundur. Më vjen keq, që ende nuk kemi arritur ta përkthejmë këtë punim diplome që me kaq dashuri ,përkushtim , profesionalizëm e durim u shkrua me dorën e Agimit! Ka mbi 70 faqe, këtu po i paraqes pak nga ato!”- ka shkruar ajo në Facebook.

 

Nga postim shihet se temë e diplomës në fushën e komunikacionet, “Analiza e sjelljes së drejtuesve ushtarakë në situata emergjente”, Agim Ramadani e kishe kryer në janar të 1987-ës.

Agim Ramadani, i njohur edhe me nofkën ‘Katana’, ishte nga Zhegra e Gjilanit. Ai ishte artist e shkrimtar. Studioi në Akademinë Ushtarake në Zagreb. Pas shpërthimit të luftës në Kosovës iu bashkua UÇK-së, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138, deri në ditën e rënies së tij, në Koshare në prill të 1999. Pas luftës iu dha titulli Hero i Kosovës.