Vrasja e para 21 viteve, kërkohet paraburgimi i shtetasit të Shqipërisë

“Kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë, i dyshuar për vrasje të rëndë”

Prokuroria e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit M. D., shtetas i Shqipërisë, i dyshuar për vrasje të një personi.

M. D., dyshohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A. Sh.

Në kërkesën e paraburgimit thuhet se rasti ka ndodhur deri sa i ndjeri A. Sh., me veturën e tij ishte duke u kthyer nga Shqipëria, i pandehuri M. D., ka gjuajtur me armë disa herë në drejtim të veturës.

Nga këto të shtëna, sipas Prokurorisë vozitësi e kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisur vetura disa herë, ku me këtë rast i ndjeri kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Kurse, dy persona të tjerë që kanë qenë në veturë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

21 vite pas arrestohet shtetasi nga Shqipëria, i dyshuar për një vrasje në Koshare

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.