Aktakuzë ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit me 5 persona të vdekur

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit Erton Musliu, pasi i njëjti po akuzohet se e ka shkaktuar aksidentin në Fshatin Koshare të Ferizajt ku kishin vdekur 5 persona.

Lajmin për Kallxo.com e ka bërë të ditur Albënora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.

“Aktakuzën e kemi pranuar më 29 shtator dhe i njëjti akuzohet për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen. Seanca fillestare është caktuar të martë me fillim nga ora 10:00”, ka thënë shkurt Bekteshi.

Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 persona.

Lidhur me këtë rast i dyshuari për shkaktim të aksidentit, Erton Musliu, ishte në paraburgim deri të premten e kaluar. Kurse nga e premtja i njëjti me vendim të Gjykatës ishte dërguar në arrest shtëpiak.

Nga aksidenti kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjes kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas. Të vdekurit e këtij aksidenti ishin anëtarë të një familjeje.

Dhjetëra banorë të Shtimes kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi për aksidentin ku mbetën të vdekur pesë anëtarë të së njëjtës familje.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për vdekjen e 5 anëtarëve të një familje në aksident trafiku

 

Kallxo.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast:

 

Nga paraburgimi, dërgohet në arrest shtëpiak i dyshuari për aksidentit ku vdiqën 5 persona