Foto: Ilustrim

Ushtroi dhunë psiqike ndaj bashkëshortes, arrestohet - pastaj lirohet

Një burrë është arrestuar për dhunë në familje.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij e cila është shtetase e huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar punëtori i Qendrës për Punë Sociale dhe prokurori me urdhrin e të cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa, rasti procedohet në procedurë të rregullt.