Aksident trafiku mes trenit dhe kamionit - Foto: KALLXO.com
Treni Aksidentohet me Kamionin
13.6.2017 - 17:33
Në fotografitë e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet se si kamioni është rrokullisur pas përplasjes me trenin.
Sipas fotografive, kamioni i aksidentuar është me tabela të huaja.
Po ashtu shihet se Policia është në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë aksident që ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë-Kosovë.
“Ka ndodhë një aksident mes një kamioni dhe treni në Fushë-Kosovë. Nuk ka të lënduar”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.