Prapa grilave - Ilustrim

Tre vite burg për personin që privoi nga liria shtetasen Çeke

Me 3 vite burgim Gjykata Themelore në Pejë, e ka dënuar Q.B., për privimin nga liria të shtetases Çeke.

Ai akuzohej se me 20 maj 2018, në mënyrë të kundërligjshme e ka privuar nga liria shtetasen Çeke, duke e mbyllur në shtëpi dhe duke e kërcënuar të mos kontaktoje me askënd në të kundërtën do ia vriste familjen.

Sipas aktakuzës viktima e kishte lajmëruar Policinë Çeke, të cilët më pas e kishin njoftuar Policinë e Kosovës përmes INTERPOL-it duke e identifikuar vendodhjen e saj.

Pas arrestimit i pandehuri kishte kanosur zyrtarët policor duke ua bërë me dije se në momentin e lirimit do t`i vrasë personat që e kishin arrestuar.