Ilustrim

Tre të arrestuar për dy pistoleta, e Kallashnikovë me 322 fishekë

Tre persona janë arrestuar për mbajtje pa leje të armëve.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre të dyshuar meshkuj janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në pronat e tyre, në fshatin Grashticë dhe Prishtinë, janë gjetur dhe konfiskuar armë.

Më saktë një AK-47, dy pistoleta, 322 fishek, dy karikator, dy kondak dhe tre telefona mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.