Ferizaj

Ferizaj, babai rrah vajzat

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, i dyshuari ka rrahur dy vajzat e tij.

Njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me katër karikatorë dhe 61 fishekë, një pistoletë me  dy karikatorë dhe 14 fishekë, 40 copë fishekë magnum si dhe disa gjëra tjera.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, dje rreth orës 02:00.

Kurse, viktimat e rastit si pasojë e dhunës fizike kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.