Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një burrë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, i sekuestrohet arma

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person për të cilin më 9 dhjetor kishte marrë raportim për kanosje.

Pas hetimeve, më 15 dhjetor policia ka arrestuar të dyshuarin A.Q., 66 vjeç.

Të njëjtit po ashtu i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprat ‘kanosje, dhe armëmbajtje pa leje’.