Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shoqërohet në Polici një grua në Prishtinë, iu gjet në shtëpi një AK-47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një grua është shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me pesë fishekë.

Polica ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prishtinë.