Tre Prokurorë Bllokohen në Liftin e Pallatit të Drejtësisë

Në Pallatin e Drejtësisë nuk ndalen problemet teknike.Të enjten është përsëritur problemi me lift.

Tre prokurorë kanë mbetur të ngujuar në ashensorin e Pallatit për shkak se nuk është hapur dera.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar administratorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Feride Isufi tha se tre prokurorët janë nxjerrë nga lifti vetëm pasi që derën e kanë hapur personat e autorizuar.

Prishja ka ndodhur në objektin C, ku është e vendosur Prokuroria  Themelore.

Ashensori Pallati i Drejtesise

Përndryshe, me telashe të tilla Pallati është përballur që nga koha kur ka nisur të shfrytëzohet nga organet e drejtësisë, një vit më parë.

KALLXO.com ka raportuar për disa prej tyre.

Më 27 tetor të vitit të kaluar një gjykatëse e Gjykatës së Apelit ishte ngujuar për rreth gjysmë ore në ashensor. Ajo është nxjerrë nga aty vetëm pas ndërhyrjes së ekipit të zjarrfikësve.

https://kallxo.com/punetoret-e-apelit-tregojne-si-i-leshoi-ashensori/

https://kallxo.com/serish-prishet-ashensori/