Rexhep Selimi - Foto: Atdhe Mulla

Tiranë Socialiste apo Demokratike sipas Selimit e Zemajt

Referimi i deputetit Armend Zemaj, për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, të cilën e quajti socialiste, u kundërshtua nga deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Selimi deri sa po mbante fjalën e tij në seancën ku po diskutohet në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq, i tha deputetit Zemaj se nuk duhet t’i referohet Tiranës si socialiste, pasi që ajo është demokratike.

Kjo zgjoi kundërreplikë nga ana e deputetit Zemaj që tha se kryeqytetit shqiptar i është referuar ashtu siç i është referuar Kryeministri Edi Rama.

“Nuk po du që të përcillet debati me replika, sepse nuk jemi aktorë të saj. Po them vetëm atë që po thonë pushtetarët e saj. Iu referova vetë kryeministrit aktual që e ka quajtur Tiranën socialiste. Akoma s’po e kuptoj që pse disa njerëz, disa deputetë të ndryshëm i referohen terminologjisë çfarëdo qoftë ajo e e gjejnë vetën brenda saj”, tha Zemaj.

Deputeti Selimi, prapë iu kundërpërgjigj asaj që tha deputeti Zemaj.

“Nuk e gjej veten në Tiranën socialiste, por e gjej veten tek ajo që e kemi të përbashkët, brenda shqiptarizmit. Shqipërisë t’i referohesh Tirana socialiste, tash unë e shpreha shpresoj që të mos je referuar ashtu siç u shprehe. Shqipëria ka kaluar socializmin e, sot Tirana është demokratike dhe është e padrejtë të flitet një gjë të tillë. Mos ma merr për të keq, por duhet të jemi të kujdesshëm kur flasim gjëra të tilla”, tha Selimi.