Thaçi takoi kongresmenin amerikan Eliot Engel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar takimet e tij në Uashington.

Thaçi ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, me të cilin sipas një postimi në Facebook, ka biseduar për tema me interes për Kosovën.

Postimi i plotë i presidentit Hashim Thaçi:

Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kongresmeni Engel në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë. HTH