Thaçi: Kosova s’ka Asgjë për të Fshehur

Thaçi këtë e bëri gjatë një fjalimi që mbajti në Hagë, pavarësisht gjykimit të pashmangshëm të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën e re Speciale.

Thaçi paraqiti një tablo rozë të Kosovës së sotme dhe marrëdhënieve të saj me Serbinë dhe BE-në gjatë fjalimit të tij në Institutin për Drejtësi Globale në Hagë të martën.

I mbajtur ky pak para se ai të marrë detyrën e re në fillim të prillit, fjalimi i tij kishte për qëllim të jepte një ide të drejtimit që do të marrë Presidenca e tij në çështje siç janë bashkëpunimi me Serbinë, integrimi në BE dhe ngritja e Gjykatës së re Speciale e cila do të gjykojë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pritet të fillojë punë në Hagë rreth fundit të vitit.

Të ashtuquajturat “Dhoma Speciale” do të ngrihen në një ndërtesë vetëm pak minuta larg vendit ku Thaçi mbajti fjalimin e tij.

Thaçi ofroi mbështetje të plotë për gjykatën e re të Kosovës, siç e quajnë shumë njerëz në Hagë, duke u shprehur se kjo ishte “një mundësi” dhe “një avantazh” për vendin e tij të pavarur. Ai këmbënguli se ajo “nuk ishte një ndëshkim”. Ai shtoi se ky është qëndrimi që duhet të mbajnë vendet e tjera në rajon, ndërsa përballen me vetë të kaluarën e tyre.

Krijimi i institucionit të ri ishte pjesë e përpjekjes për të mbështetur sundimin e ligjit si në Kosovë ashtu edhe më gjerë në rajon dhe kështu Kosova u angazhua për bashkëpunim të plotë, tha ai.

Kosova dëshiron një “proces gjyqësor transparent” sepse “ajo nuk ka asgjë për të fshehur”, shtoi ai.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova kishte treguar gatishmëri në të kaluarën për të bashkëpunuar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe se të gjithë ata që ishin paditur nga Gjykata e OKB-së për krime lufte ishin dorëzuar vullnetarisht.

Një pjesëmarrës në audiencë e pyeti në lidhje me sfidat për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, diçka që ka qenë tepër problematike në të kaluarën dhe Thaçi u përgjigj me elegancë, por pa shumë material. Situata “nuk ishte e përsosur”, por Kosova ishte e angazhuar të bashkëpunonte për ta përmirësuar atë, këmbënguli ai.

Presidenti i sapozgjedhur, një ish-komandant edhe vetë, e hapi fjalimin me mendimet e tij në ditët e para në politikë dhe historinë e UÇK-së. Duke risjellë në kujtesë atë që ai tha se nisi si një luftë kundër komunizmit dhe për më shumë liri, ai rikujtoi audiencën për natyrën jo të dhunshme të asaj lufte në ditët e saj të para.

Megjithatë, tha ai, represioni i dhunshëm i Serbisë ndaj popullsisë shqiptare solli një ndryshim të kursit dhe një lëvizje drejt “rezistencës së armatosur”. Kjo nuk filloi për shkak të urrejtjes ndaj serbëve, por, sipas Thaçit, si një përpjekje për të larguar ushtrinë dhe policinë e Sllobodan Millosheviqit nga Kosova.

Sapo liderët politikë të Kosovës mundën të uleshin me përfaqësuesit e Serbisë dhe të bisedonin, ata e bënë këtë, shpesh duke u përballur me presion të rëndë të brendshëm politik, risolli ai në kujtesë.

Një pikë e rëndësishme të cilës ai iu referua vazhdimisht gjatë fjalimit të tij ishte nevoja për bisedime dhe kompromis me Serbinë dhe e ardhmja e rajonit si pjesë e Bashkimit Evropian. Ai nuk ishte i dekurajuar nga krizat me të cilat po përballet aktualisht BE-ja, por theksoi kontributin që ai tha se do të jepte Kosova për të bllokuar në terma luftën kundër ekstremizmit islamik dhe menaxhimin e grupeve të refugjatëve që kalojnë nëpër Ballkan.

Për këdo që e dëgjonte, Thaçi u shfaq sharmant dhe i relaksuar, një politikan i ri progresist ballkanas që përpiqej të ndreqte marrëdhëniet me armiqtë e vjetër, të konsolidonte shtetësinë e Kosovës dhe të shikonte përpara, drejt një të ardhmeje paqësore dhe të sigurt.

Anëtarësimi në BE dhe NATO përfaqëson mënyrën më të mirë që rajoni të ecë përpara, tha ai dhe fokusi duhet të jetë në bashkëpunimin me Kosovën për të përmirësuar jetët e popullsisë vendase. E gjithë kjo arrihet nëpërmjet “kompromiseve konstruktive”.

Por në të njëjtën kohë, fjalimi i tij kishte mungesë vetëkritike serioze. Kjo nuk ishte e pazakontë nga një lider politik, por ajo që ishte e habitshme, në një qytet ku jurisprudenca vlerësohet shumë, ishte se Thaçi foli për “gjenocidin” që Serbia kreu në Kosovë – një pohim ky është nuk është miratuar nga shumë vendime gjyqësore. Nëse do të kishte pasur më shumë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve nga publiku, deklarata e tij me siguri do të ishte sfiduar.

Megjithatë, leksioni krijoi një ide mbi si do të pozicionohet Presidenti i ardhshëm i Kosovës në botën e jashtme – dhe në mënyrë specifike, ndaj zyrtarëve në Bruksel – ndërsa ai foli për studimet në histori dhe shkenca politike dhe frymëzimin që mori nga Mahatma Gandhi dhe Nelson Mandela.

Ai u përpoq gjithashtu të risiguronte audiencën se Kosova ishte një vend “për të gjithë qytetarët e saj” dhe se energjitë e saj duhen shpenzuar për krijimin e një të ardhmeje për ta.

“E kaluara është e kaluar,” tha ai.