Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Gjuriq Hyri të Dielën dhe Kaloi Natën te Radojçiqi

Presidenti Hashim Thaçi tha sot në një konferencë për gazetarë se Marko Gjuriq hyri në Kosovë një ditë para se të arrestohej.

Presidenti Hashim Thaçi tha sot në një konferencë për gazetarë se shefi i Zyrës për Kosvën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq hyri të dielën në Kosovë, një ditë para se të arrestohej.

Thaçi deklaroi se Gjuriq kaloi natën te Milan Radojçiqi dhe këtë sipas tij e dinin edhe zyrtarë të institucioneve.

“Në hulumtimin e rastit doli se Gjuriq ka hyrë të dielën mbrëma në Kosovë dhe ka kalu natën në banesën e Radojçiqit”, tha Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka pranuar se konsultohet me Milan Radojçiqin në lidhje me veriun e vendit.

http://kallxo.com/haradinaj-kritikohet-per-bashkepunimin-milan-radojiciqin/

Thaçi tha se ishte njoftuar rreth orës 16 e 25 të së hënës se Gjuriq ishte në Kosovë dhe kishte urdhëruar marrjen e masave.

Çkado që ka ndodhë mbaj përgjegjësinë time kushtetuese dhe ligjore. Shqetësimi im është se mos të vepronte policia kishi thanë pse s’po veproni”, deklaroi Thaçi.

Ai tregoi pse u dërgua Gjuriq në Kosovë.

“Të hënën kemi punuar për ndërmarrjen e hapave konkretë për funksionalizimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Pikërisht kjo ka penguar serbët dhe kanë dërguar Gjuriqin”, tha Thaçi.

Presidenti edhe në Emisionin “Jeta në Kosovë” foli për arrestimin e Gjuriqit.

http://kallxo.com/thaci-hyrja-e-gjuriqit-provokim-paster-nga-beogradi/